Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > “Dardanet” luajnë në “Fadil Vokrri” me Ukrainën

“Dardanet” luajnë në “Fadil Vokrri” me Ukrainën

Futbollistet e Kosovës do të luajnë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.

Kjo ndeshje luhet sot prej orës 18:00 në fushën e renovuar të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në fakt, kjo është ndeshja e parë në këtë stadium që nga nëntori i vitit të shkuar kur Kosova u përball me Ukrainën në kualifikimet për “Euro 2024”.

“Dardanet” me Ukrainën luajnë në kuadër të Grupit 4 të Ligës B të Ligës së Kombeve. Kosova që udhëhiqet nga suedezja Karin Anneli Andersen, i ka katër humbje në katër ndeshjet e para dhe është jashtë garës për kualifikim tutje.

Futbollistet e Kosovës pësuan 2:0 nga Ukraina në udhëtim, saktësisht në Antalia të Turqisë.

Me shifrat 6:0 humbën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë nga Uellsi, ndërsa në po të njëjtin stadium Kosova pësoi edhe nga Kroacia, 1:0.

Kroacia fitoi ndaj Kosovës edhe në ndeshjen kthyese por 2:0, më 4 qershor.

Powered by WordPress