Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, ylli i skuadrës pëson lëndim dhe është në dyshim

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, ylli i skuadrës pëson lëndim dhe është në dyshim

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para përballjes së nesërme miqësore me Hungarinë në “Puskas Arena” në Budapest.

Seanca e sotme ka qenë pa ndonjë ngarkesë të madhe dhe më shumë ka shërbyer që futbollistët të ambientohen me fushën.

Në stërvitje mungoi Leart Paçarada, për shkak të lëndimit “Syndroma musculus piriformis” dhe është në dyshim për ndeshjen e nesërme.

Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve është në gjendje shumë të mirë dhe ata janë të gatshëm për lojë, duke përfshirë edhe kapitenin Amir Rrahmani, i cili është riaftësuar nga stafi mjekësor, pasi mungoi në miqësoren kundër Armenisë.

Kujtojmë që para stërvitjes në konferencë për shtyp ishin përzgjedhësi Franco Foda dhe kapiteni Amir Rrahmani ku thanë se janë të gatshëm për këtë sfidë. /Telegrafi/

Powered by WordPress