Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > “Dardanët” e rinj barazojnë në miqësoren e parë me Bullgarinë

“Dardanët” e rinj barazojnë në miqësoren e parë me Bullgarinë

Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshat U15 ka barazuar në miqësoren e parë me Bullgarinë U15.

Ndeshja që u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Fillimisht, ishin bullgarët që kaluan në epërsi të parët pas golit të shënuar nga penalltia nga Nikolai Nikolaev Popov në minutën e 44’.

Ndërkaq, golin e barazimit për “Dardanët” e rinj e shënoi Leard Muriqi, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 84’ për 1:1.

Ndeshja e radhës, Kosovë – Bullgari, zhvillohet të enjten, në orën 16:00, sërish në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

/TV Arbëria