Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dardan Krasniqi: “Turma po ushqehet me urrejtje, ndërsa qytetarët po varfërohen

Dardan Krasniqi: “Turma po ushqehet me urrejtje, ndërsa qytetarët po varfërohen

Dardan Krasniqi ka reaguar ashpër për gjendjen sociale dhe ekonomike në vend, duke akuzuar politikën aktuale për thellim të varfërisë, pasigurisë dhe polarizimit në shoqëri.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se qytetarëve po u servohet “argëtim” në vend të zhvillimit, investimeve dhe sigurisë, ndërsa shtoi se gjuha e urrejtjes dhe përçarjes po e dëmton demokracinë.

Ai ngriti shqetësime edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke akuzuar “mafinë energjetike” se po pasurohet në kurriz të qytetarëve, derisa sipas tij çdo shtrenjtim po reflektohet në çmimet e produkteve bazë.

Krasniqi foli edhe për aksidentet fatale në vend, duke fajësuar mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe sigurinë rrugore.

“Populli meriton më shumë se arsyetime, meriton përgjegjësi, siguri dhe dinjitet”, ka shkruar ai.