Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Dardan Krasniqi: Te LVV ka aktivistë që fyejnë historinë dhe UÇK-në, madje edhe shpërblehen politikisht”

Dardan Krasniqi: Te LVV ka aktivistë që fyejnë historinë dhe UÇK-në, madje edhe shpërblehen politikisht”

Dardan Krasniqi, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me gjuhën e përdorur në skenën politike në vend.

Ai ka thënë se në të gjitha partitë politike mund të gjenden mbështetës dhe aktivistë që përdorin gjuhë fyese ndaj kundërshtarëve politikë, por sipas tij ky fenomen është më i theksuar te Lëvizja Vetëvendosje dhe Guxo.

Krasniqi ka shtuar se në diskursin publik po vërehen raste kur, siç u shpreh ai, fyhet historia, sakrifica dhe lufta e popullit shqiptar, përfshirë edhe UÇK-në, duke theksuar se individë të tillë jo vetëm që nuk ndëshkohen, por në disa raste edhe shpërblehen politikisht.

Reagimi i tij ka nxitur diskutime në rrjetet sociale, duke reflektuar polarizimin e vazhdueshëm në debatin politik në Kosovë.

POSTIMI I PLOTE