Dardan Krasniqi ka ndarë një mesazh vlerësues për Dajën Isuf, duke e cilësuar si një nga figurat që me punë, ndershmëri dhe përkushtim kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shoqëri dhe në çështjen kombëtare.
“Sa herë rrimë bashkë kënaqemi dhe mbushemi energji”, u shpreh Krasniqi, duke theksuar se Daja Isuf është ndër ata burra që nuk u matën me fjalë të mëdha, por me vepra dhe punë konkrete.
Sipas tij, gjatë një jete të tërë, Daja Isuf ka qenë pranë njerëzve dhe pranë rezistencës në gurbet, duke mbështetur vazhdimisht ata që nuk u dorëzuan asnjëherë për idealet kombëtare.
“Daja Isuf mbetet kujtesë e gjallë e historisë sonë, njeri që bart në zemër sakrificat, rrugëtimin dhe krenarinë e popullit shqiptar. Ai është simbol i qëndresës, i besës dhe i trashëgimisë së një shqiptari të madh që la gjurmë me punë, ndershmëri dhe përkushtim kombëtar”, ka deklaruar Krasniqi.