Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dardan Krasniqi: Siguria, energjia dhe zhvillimi janë shtyllat e një Kosove më të fortë

Dardan Krasniqi: Siguria, energjia dhe zhvillimi janë shtyllat e një Kosove më të fortë

Kandidati për deputet Dardan Krasniqi ka theksuar rëndësinë e sigurisë, energjisë dhe zhvillimit si elemente kyçe për të ardhmen e vendit.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për politika që garantojnë siguri për qytetarët, zhvillim ekonomik dhe investime në sektorin energjetik, në mënyrë që të ndërtohet një e ardhme me punë dhe dinjitet.

“Krah teje për siguri që mbron, energji që zhvillon dhe një të ardhme që ndërtohet me punë e dinjitet. Siguri, Energji, Zhvillim për një Kosovë më të fortë çdo ditë”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai po ashtu ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhje për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke përmendur numrin e subjektit dhe kandidaturën e tij.