Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dardan Krasniqi: “Shkaku i krizës është Vetëvendosja – krijoi polarizim me çdo institucion në vend”

Dardan Krasniqi: “Shkaku i krizës është Vetëvendosja – krijoi polarizim me çdo institucion në vend”

Opinionisti Dardan Krasniqi, i ftuar në emisionin “N’Pult” në TV Arbëria, ka komentuar situatën politike dhe institucionale në vend, duke e identifikuar Lëvizjen Vetëvendosje si përgjegjësen kryesore të krizës aktuale.

Krasniqi tha:

“Shkaku i krejt kësaj krize dhe situatë që krejt është akumulu dhe tash kemi ardhë ‘në një fryrje të madhe’ që duhet me pëlcit një ditë. Me dhimbje e them se shkaktar është Lëvizja Vetëvendosje për shkak që nuk ka arritur ta krijojë një lloj standardi për të cilin i ka pasur të gjitha mundësitë, pra Lëvizja Vetëvendosje me ardhje në pushtet në 2021 me gjithë atë numër të madh të votave”.

Sipas tij, Vetëvendosje kishte kushtet ideale për të ndërtuar stabilitet institucional.

“Po pse është fajtore? Sepse ka pasur shumicën parlamentare, ka pasur qeverinë e vet, ka pasur numrat e vet, në një momentum kur edhe qytetarët për shkak se kanë pritur ndryshim, nuk kanë pasur kërkesa të mëdha në raport me qeverisjen”.

Krasniqi akuzoi VV-në për krijimin e konfliktit me pothuajse çdo mekanizëm të shtetit.

“Po me krijimin e institucioneve në vitin 2021, VV krijoi polarizim me secilin institucion, organizatë e media të këtij vendi. Domethënë, pa shkas, keq me sindikatat, keq me mediat, keq me zërin kritik, keq me opinioni publik, keq me faktorin ndërkombëtar…”

Ai theksoi se kjo sjellje ka prodhuar një barrë të papërballueshme për qytetarët në vitin 2025.

“…edhe krejt kjo e ka akumulu këtë zgjedhje që me të vërtetë viti 2025 ka qenë shumë barrë e madhe për qytetarët, përveç ngërçit, po e shihni edhe lëvizjen e çmimeve.”

Në fund, Krasniqi paralajmëroi se vendi është në krizë të dyfishtë.

“Ne jemi në një ngërq dhe kemi krizë edhe buxhetore përveç institucionale”.