Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dardan Krasniqi përkujton 44 Dëshmorët e Brigadës “Myrtë Zeneli”: Lavdi e Përjetshme Dëshmorëve të Kombit

Dardan Krasniqi përkujton 44 Dëshmorët e Brigadës “Myrtë Zeneli”: Lavdi e Përjetshme Dëshmorëve të Kombit

Dardan Krasniqi ka përkujtuar 44 Dëshmorët e Kombit të Brigadës “Myrtë Zeneli”, duke vlerësuar sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e vendit.

Përmes një mesazhi publik, ai tha se në Shqiponjë, te kulla e Nënës Azë, u bënë homazhe dhe përkujtime për luftëtarët që dhanë jetën për atdheun.

“Në Shqiponjën, kullën e Nënës Azë, bukën dhe barutin e UÇK-së! Sot për t’i përkujtuar 44 Dëshmorët e Kombit të Brigadës ‘Myrtë Zeneli’. Lavdi e Përjetshme Dëshmorëve të Kombit! Rroftë UÇK-ja”, ka shkruar Krasniqi.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të atyre që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.