Dardan Krasniqi ka ngritur akuza për familjen Dugolli, duke pretenduar se disa prej anëtarëve të saj mbajnë ose kanë mbajtur pozita të rëndësishme në institucione publike të Kosovës.
Krasniqi ka renditur Bujar Dugollin, Enver Dugollin, Gafurr Dugollin dhe Ilir Dugollin, duke përmendur pozitat që, sipas tij, kanë mbajtur ose mbajnë në institucione të ndryshme.
Ai ka pretenduar gjithashtu se edhe familjarë të tjerë të familjes Dugolli janë të angazhuar në institucione dhe ndërmarrje publike, duke përmendur Postën, IPKO-n dhe KEK-un.
“Deklarimet e pasurisë i keni të gjitha. Sa marrin në institucione, pensione të TMK-së, sa marrin fëmijët, gratë etj.”, ka shkruar Krasniqi.
Më tej, ai ka ngritur pyetje lidhur me përgjegjësinë e zyrtarëve për mënyrën e qeverisjes së ndërmarrjeve publike dhe proceset e privatizimit.
“Se kam me punësimet, e kam se si i shfrytëzojnë pushtetet AAK, PDK, LVV për punësime”, ka deklaruar Krasniqi.
Në fund, ai ka ironizuar situatën me shprehjen: “Ma mirë është me ta dasht se me ditë, thonim! Këtyre edhe ua ka dashtë edhe dinë!”
Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve të komentojnë dhe ta kundërshtojnë postimin pa përdorur gjuhë fyese.