Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dardan Krasniqi: Normalizimi i komunikimit politik është rruga e vetme

Dardan Krasniqi: Normalizimi i komunikimit politik është rruga e vetme

Dardan Krasniqi ka ndarë qëndrimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit politike gjatë një debati në DTV, duke theksuar nevojën për normalizim të raporteve dhe komunikimit mes përfaqësuesve politikë.

Sipas Krasniqit, një situatë normale në vend do të ishte që liderët institucionalë dhe politikë të takohen pa barriera, pavarësisht dallimeve politike.

“Një situatë normale do të ishte kur kryeministri ynë do të pinte kafe me kryetarin e Skenderajit. Një situatë normale do të ishte kur Kryetari Lushtaku do të pinte kafe me zëvendësministrin, apo kur kryetari i komunës do të takohej me kundërshtarin politik dhe do të diskutonin se si ta zhvillojnë komunën”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka vlerësuar se bashkëpunimi dhe komunikimi janë të domosdoshëm për të mirën e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit.

Në fund të deklaratës së tij, Krasniqi ka bërë thirrje për angazhim të përbashkët në krijimin e një klime më bashkëpunuese në politikë.

“Për këtë duhet të angazhohemi të gjithë. Nuk ka rrugë tjetër, çdo rrugë tjetër është jo e mirë”, ka thënë ai.