Dardan Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti, duke akuzuar se nga viti 2021 e deri më sot janë ndarë miliona euro për OJQ serbe dhe organizata që sipas tij “kanë mision të sulmojnë historinë dhe luftën e UÇK-së”, ndërsa nuk është ndarë asnjë cent për OVL-në e UÇK-së dhe invalidët e luftës.
Ai thotë se invalidët dhe veteranët janë lënë pas dore dhe janë përballur me përbuzje e vështirësi ekonomike gjatë kësaj periudhe.
Sipas Krasniqit, OJQ-ja “ZEC – Ženski Inkluzivni Centar” ka përfituar mbi 482 mijë euro nga institucionet e Kosovës, ndërsa përmendi edhe financime të tjera për organizata dhe individë të ndryshëm.
Në postimin e tij, ai ndau edhe një pjesë nga rrëfimi i Xhevdet Qeriqit, duke theksuar gjendjen dhe sfidat me të cilat, sipas tij, po përballen invalidët e luftës gjatë qeverisjes aktuale.