Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dardan Krasniqi: Lista më e mirë e Kosovës janë qytetarët që sakrifikojnë çdo ditë për vendin

Dardan Krasniqi: Lista më e mirë e Kosovës janë qytetarët që sakrifikojnë çdo ditë për vendin

Dardan Krasniqi ka reaguar përmes një shkrimi emocional lidhur me gjendjen në vend, duke thënë se “lista më e mirë për këtë republikë janë qytetarët e saj”, e jo listat e hartuara nga partitë politike.

Ai theksoi se Kosova mbahet gjallë nga njerëzit e zakonshëm, të cilët përkundër padrejtësive, sakrificave dhe vështirësive, vazhdojnë të punojnë, të shpresojnë dhe ta duan vendin e tyre.

Në reagimin e tij, Krasniqi përmendi mësuesit, zjarrfikësit, policët, bujqit dhe nënat që përballen me sfida të shumta, por vazhdojnë të japin kontribut për shoqërinë dhe shtetin.

Vëmendje të veçantë ai i kushtoi edhe invalidëve të UÇK-së, për të cilët tha se bartin plagët e luftës në trup dhe shpirt, shpesh pa përkujdesjen që meritojnë, por megjithatë vazhdojnë ta duan Kosovën për të cilën sakrifikuan gjithçka.

Sipas Krasniqit, “lista e vërtetë” e këtij vendi janë qytetarët që nuk e përdorin atdheun për interesa personale, por jetojnë çdo ditë me sakrificë për të.