Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dardan Krasniqi: Kurti para disa ditësh në vizitë te Patroni në Malishevë, sot ia rrënon objektin

Dardan Krasniqi: Kurti para disa ditësh në vizitë te Patroni në Malishevë, sot ia rrënon objektin

Dardan Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, pas aksionit për rrënimin e objektit të kompanisë “Patroni”.

Sipas Krasniqit, vetëm para disa ditësh Kurti kishte vizituar Klubin e Futbollit Malisheva, që lidhet me pronarin e biznesit ndaj të cilit sot u ndërmor aksioni.

“Goli që para disa dite Albin Kurti ja dha Patronit në Malishevë! Para disa dite Kurti ishte në vizitë te Klubi i Futbollit Malisheva, pronë e pronarit që sot ja rrenojë objektin për pazare të oligarkëve”, ka shkruar Krasniqi.

Ai e ka quajtur Kurtin “mashtrues, shkatërrues dhe zullumqar”.