Dardan Krasniqi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar ashpër aleancat dhe bashkëpunimet politike të kryeministrit Albin Kurti ndër vite.
Ai përmendi emra të ndryshëm politikë me të cilët, sipas tij, Kurti ka ndryshuar qëndrime, duke përfshirë Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Mimoza Kusarin, Fatmir Limajn dhe Sami Lushtakun.
“Kështu si është ulur Albin Kurti me Isën, Vjosën, Limajn e të tjerë që dikur i sulmonte, nesër ulet edhe me Sami Lushtakun”, shkroi Krasniqi.
Në fund të postimit ai shtoi edhe shprehjen: “Dy veta u vranë për fjalën, por fjala jeton ende — ata jo.”
POSTIMI PLOTË