Dardan Krasniqi ka kujtuar Jetullah Qarrin – Gurin, duke e vlerësuar si një figurë të fortë dhe të palëkundur, i cili, sipas tij, mbeti simbol i qëndresës dhe besës në kohët më të vështira.
Në mesazhin e tij, Krasniqi ka theksuar se nuk ishte rastësi që ai njihej me nofkën “Guri”, pasi qëndroi i pathyeshëm dhe i fortë si në luftë, ashtu edhe në veprimtarinë e tij.
“Jo rastësisht e thërrisnin Guri, sepse në ditët më të vështira qëndroi i pathyeshëm, i fortë në besë, i palëkundur në luftë dhe i rëndë në fjalë e në vepra”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka shtuar se bashkëluftëtarët si Jetullah Qarri mbeten pjesë e përhershme e kujtesës dhe krenarisë kombëtare.
Në fund të mesazhit, Krasniqi ka shprehur respektin e tij me fjalët: “Mbetet gjithmonë në kujtimet tona. Lavdi jetës dhe veprës së tij.”