Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dardan Krasniqi kritikon raportet politike: “Vetëvendosje nuk i ka borxh askujt, por as opozita nuk i ka borxh asaj”

Dardan Krasniqi kritikon raportet politike: “Vetëvendosje nuk i ka borxh askujt, por as opozita nuk i ka borxh asaj”

Analisti dhe komentuesi politik Dardan Krasniqi ka reaguar me një deklaratë kritike ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë dhe raportit mes pushtetit dhe opozitës.

Në reagimin e tij, ai thekson se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka borxh asgjë presidentes së vendit, Vjosa Osmani, por sipas tij, e njëjta logjikë duhet të vlejë edhe për opozitën.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk i paska borxh asgjë znj. Osmani – në rregull. Por atëherë shtrohet pyetja: çfarë borxhi i paska opozita Vetëvendosjes?”, ka shkruar Krasniqi.

Ai gjithashtu i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke paralajmëruar se rrethi i njerëzve që e këshillojnë mund të ketë ndikim negativ në vendimmarrje.

Sipas tij, ata që dikur e kanë kritikuar ashpër Kurtin, sot janë bërë pjesë e rrethit të tij këshillues dhe po ndikojnë në drejtimin politik.

“E kam ditur kaherë që kanë me të marrë në qaf ty dhe Kosovën ata që dikur të kanë sharë fort e keq, ndërsa sot po të keqkëshillojnë”, shkruan ai.

Në fund të reagimit, Krasniqi shton se në rrethana të tilla “siguri dhe begati ka vetëm për lagarecë dhe servilë”, duke kritikuar kulturën politike dhe mënyrën e funksionimit të pushtetit.