Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dardan Krasniqi, ka prezantuar para qytetarëve rrugëtimin e tij personal dhe politik, duke kërkuar mbështetje në zgjedhjet e ardhshme.
Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Krasniqi ka thënë se para tyre vjen jo vetëm si kandidat, por si një djalë i rritur në Llapushë, i lidhur me vendlindjen dhe historinë e saj.
Ai ka kujtuar periudhën e fëmijërisë dhe rinisë së tij, duke përmendur shkollimin, sportin dhe aktivitetet kulturore si pjesë të formimit të tij.
“Jam rritur në bankat e shkollës ‘Rilindja’, jam pjekur në Gjimnazin ‘Avdyl Frashëri’, ndërsa sporti më ka mësuar disiplinën, respektin dhe luftën e ndershme”, ka deklaruar Krasniqi.
Po ashtu, ai ka folur edhe për periudhën e luftës dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Unë vij nga ju. Nga toka juaj, nga dhimbja juaj, nga kënga juaj dhe nga ëndrra juaj”, është shprehur ai.
Në fund, Krasniqi ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 128 në zgjedhjet e ardhshme.