Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dardan Krasniqi: “Jemi pak me pas kaq shumë armiqësi”

Dardan Krasniqi: “Jemi pak me pas kaq shumë armiqësi”

Përmes një mesazhi publik në Facebook, Dardan Krasniqi ka bërë thirrje për uljen e gjuhës së urrejtjes dhe ndaljen e përçarjeve mes shqiptarëve, kudo që jetojnë.

Ai iu drejtua bashkatdhetarëve në Kosovë, Shqipëri, Luginë, Maqedoni të Veriut dhe diasporë, duke kërkuar më shumë dashni, respekt dhe unitet.

“Me përultësi po ju kërkoj që ta ndalim këtë gjuhë të papranueshme, polarizuese, denigruese e armiqësore. Jemi pak me pas kaq shumë armiqësi”, shkroi ai.

Krasniqi theksoi se gjuha e urrejtjes sjell pasoja të rënda dhe mund të çojë deri te dhuna, të cilën e cilësoi si të papranueshme.

“Veq dashni ❤️”, përfundoi mesazhin e tij ai.

POSTIMI  I PLOTE