Dardan Krasniqi ka reaguar pas ngjarjeve të fundit politike, duke paralajmëruar se gjuha fyese, sharjet dhe etiketimet mes politikanëve po prodhojnë pasoja të rënda në shoqëri.
Ai ka deklaruar se prej muajsh ka kërkuar që liderët politikë të nënshkruajnë një memorandum për ndalimin e gjuhës së urrejtjes gjatë fushatave zgjedhore.
Sipas Krasniqit, viktimizimi politik dhe etiketimet e vazhdueshme vetëm sa po nxisin tensione dhe përplasje, ndërsa ka bërë thirrje për ndaljen e dhunës dhe fyerjeve.
“Jemi popull i vogël për armiqësi të mëdha”, ka shkruar ai.