Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dardan Krasniqi: Djemtë e heronjve u gjobitën për simbolin e UÇK-së

Dardan Krasniqi: Djemtë e heronjve u gjobitën për simbolin e UÇK-së

Dardan Krasniqi ka reaguar pas një rasti ku, sipas tij, djali i Heroit Nijazi Azemi – Komandant Mjekrra dhe djali i Heroit Rexhep Bislimi janë ndaluar dhe gjobitur për simbolin e UÇK-së.

Në reagimin e tij, Krasniqi ka thënë se më shqetësuese se vetë gjoba ishte fakti që, sipas pretendimeve të tyre, nuk është pranuar të shkruhet në procesverbal se ndalimi është bërë për simbolin e UÇK-së.

Ai ka theksuar se simboli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kaluar në shumë shtete evropiane pa asnjë problem, ndërsa, sipas tij, vetëm në Kosovë po trajtohet si shkelje.

Krasniqi e ka cilësuar këtë si të turpshme për ata që, sipas tij, harrojnë sakrificën e atyre që sollën lirinë e vendit.