Dardan Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj pjesëmarrjes së Bekim Qokut dhe Elvis Hoxhës në protesta, duke deklaruar se veprimet e tyre nuk sjellin asnjë të mirë për shqiptarët.
“Në ato protesta ku është soji i Bekim Qokut dhe Elvis Hoxhës, veç hajr për shqiptarët nuk është. Me krejt qenien time garantoj se soji i tyre hallin nuk ia kanë as shqiptarëve e as Shqipërisë”, është shprehur Krasniqi.
Ai ka shkuar edhe më tej, duke i akuzuar ata se po veprojnë në dëm të interesave kombëtare.
“Me bindje them se këta janë agjenturë kundër shqiptarëve, sepse gjenden aty ku rrënohen vlerat dhe të drejtat e shqiptarëve, jo aty ku mbrohen”, ka deklaruar ai.
Sipas Krasniqit, politika që ata përfaqësojnë po ndikon negativisht te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
“Politika e tyre po i shkatërron shqiptarët në Maqedoni. Nuk thonë asnjë fjalë për gjuhën shqipe, janë vëllazëruar me Mickovskin dhe tani ia kanë mësyrë Shqipërisë për ta shkatërruar”, ka thënë Krasniqi.
Deklaratat e tij kanë nxitur reagime në rrjetet sociale dhe pritet të sjellin debat në skenën politike shqiptare.