Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dardan Krasniqi akuzon për përbaltje dhe gjuhë të papranueshme

Dardan Krasniqi akuzon për përbaltje dhe gjuhë të papranueshme

Një postim i publikuar nga Zëri, ku thuhet se Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmani për zgjedhjet e 7 qershorit, ka nxitur reagime të shumta dhe debate të ashpra në rrjetet sociale.

Nën këtë publikim janë shfaqur komente të ndryshme nga qytetarët, disa prej të cilave përmbajnë gjuhë fyese dhe denigruese. Këto reagime kanë shkaktuar kundërpërgjigje të fortë nga Dardan Krasniqi, i cili ka dënuar publikisht këtë diskurs.

“Çdo gjë përbaltët! Veç pse nuk je me mua! Material për Serbinë me e arsyetuar përdhunimin dhe masakrat ndaj nënave e grave tona!”, ka shkruar ai, duke e cilësuar gjuhën e përdorur si të dëmshme dhe të rrezikshme.

Krasniqi ka theksuar se përçarja dhe ofendimet e tilla jo vetëm që dëmtojnë debatin demokratik, por edhe mund të shfrytëzohen nga propaganda kundër interesave të vendit.