Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Danezët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Zvicër

Danezët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Zvicër

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.

UEFA ka caktuar gjyqtarë nga Danimarka për të ndarë drejtësinë në këtë përballje.

Jakob Kehlet do të jetë gjyqtari kryesor. Lars Hummelgaard dhe Victor Skytte do të jenë ndihmësit e tij.

Peter Kjaesgaard është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

Ndërsa, në dhomën e VAR-it do të jetë Jonas Hansen, bashkë me asistentin Mads-Kristoffer Kristoffersen.

/TV Malisheva

Powered by WordPress