Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Damati: Vendimi për 53 milionët shtesë për autostradë nga Qeveria, asnjë cent nuk ka përfunduar në konton e Lekajt

Damati: Vendimi për 53 milionët shtesë për autostradë nga Qeveria, asnjë cent nuk ka përfunduar në konton e Lekajt

Ka vazhduar seanca gjyqësore në rastin e aferës së dyshuar lidhur me pagesën e 53 milionëve që ndërlidhet me autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, kundër Pal Lekajt dhe te tjerëve në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale ka vazhduar me fjalën e saj hyrëse duke i akuzuar te pandehurit, ndërsa mbrojtja ka paraqitur fjalën e saj hyrëse duke elaboruar mbrojtjen profesionale, si dhe janë dëgjuar dy dëshmitarë ish-zyrtarë të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës, Avdi Kamerrolli, dhe Ramë Qupeva, të cilët kanë deklaruar për njohuritë e tyre lidhur me projektin e autostradës.

Avokati i ish-minisrit Pal Lekaj, Musa Damati, ka deklaruar se aktakuza nuk e ka zgjidhur misterin e famshëm të 53 milionëve, duke e ngritur çështjen se ku kanë përfunduar ato, dhe se ato nuk kanë përfunduar në llogarinë bankare të klientit të tij.

Po ashtu, avokati i Pal Lekaj Musa Damati ka deklaruar se autorizimi dhe kalimi i transaksionit prej 53 milionë € lidhur me autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, nuk është bërë nga klienti i tij, ish-ministri Lekaj, porse “është bërë me autorizimin e Qeverisë së Kosovës, ne mbledhje të hapur, me shumicë votash”.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress