Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është shprehur i lumtur që skuadra e tij nuk pësoi gol në sfidën ndaj Prishtinës, si dhe tha që me pak fat ekipi i tij do të arrinte fitoren.
Dukagjini dhe Prishtina luajtën baras 0-0 në Klinë, sfidë kjo e vlefshme për javën e 16-të.
“Kishim më tepër nga loja. Kishim momente të mira për ta shënuar golin. Në këto kushte një gabim i vogël dhe mund të ndëshkohesh. Nuk ishte lojë shumë e pëlqyer. Me rëndësi nuk po pranojmë gol. Është shumë pozitive që e kemi kaluar një defekt që e kemi pasur më herët. I përgëzoj lojtarët, me pak fat mund të shënonim fitore”, ka thënë Dallku pas përfundimit të ndeshjes.
Dukagjini pas kësaj ndeshje renditet në pozitën e gjashtë në tabelë me 21 pikë të grumbulluara.