Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dallimi i zgjedhjeve lokale me ato qendrore

Dallimi i zgjedhjeve lokale me ato qendrore

Përgatiti: Afrim Kasolli

Se zgjedhjet lokale dhe qendrore kanë dallime ndërmjet vete e dëshmuan edhe zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Bie fjala, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare te vitit 2021 Lëvizja Vetëvendosje i kishte fituar në nivel vendi me 50 për qind, mirëpo në vjeshtë të atij viti i kishte humbur shumicën e komunave të Kosovës, përjashto Gjilanin, Kamenicën, Shtimjen dhe Podujevën.

Ndërkohë, në këto zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës i ka humbur në shumicën e komunave që i drejton, me përjashtim të Skenderajt dhe Drenasit. Madje, ajo i ka humbur edhe në Mitrovicë, qytetin edhe nga vjen kandidati i kësaj partie për Kryeministër dhe që është njëkohësisht kryetar i kësaj komune. Kjo parti po ashtu i ka humbur këto zgjedhje edhe në Ferizaj, Kaçanik, Vushtrri dhe Prizren.

E njëjta ka ndodhur edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Ky subjekt nuk ia ka dalur ta ruajë primatin në raport me Lëvizjen Vetëvendosjen nw asnjërën prej qendrave të mëdha, sikur, Peja dhe Prizreni, dhe qytete tjera si Lipjani, Obliqi etj.

Po ashtu, më përjashtim të Deçanit dhe Malishevës, edhe Aleanca nuk ka treguar sukses në raport me partinë fituese të zgjedhjeve nacionale, në komunat tjera, sikur se Theranda dhe Rahoveci.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje e ka ruajtur primatin në të gjitha komunat që i drejton. Mbetet dilemë se kjo fitore e Lëvizjes edhe në ato komuna që nuk i menaxhon a mund të shihet edhe si pakënaqësi e qytetarëve me partitë që aktualisht i drejtojnë ato? /TV Arbëria