Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dallavere me punësime në KEK: Pyetjet e testit shpërndahen para se ai të mbahet

Dallavere me punësime në KEK: Pyetjet e testit shpërndahen para se ai të mbahet

Pyetje të testit për pranim të punonjësve në Korporatën Energjetike të Kosovës, janë shpërndarë në ditën kur kandidatët pritet t’i nënshtrohen testimit me shkrim.

20 pyetje të këtij testi janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë rënë në duart e disa prej aplikantëve, ka mësuar Paparaci.

Testi përmban edhe këtë pyetje: “Çfarë shënimet është i obliguar të mbajë manipuluesi i shiritave transportues?”.

Konkursi, pyetjet e testit me shkrim të të cilit kanë rrjedhur në publik, është hapur më 20 shtator të këtij viti. Përmes këtij konkursi, KEK synon pranimin e 220 punonjësve në pozitat “manipulues i shiritave transportues”, “manipulues i hinkës fushore” dhe “manipulues i kabinës II”.

Në vitin 2022, rreth një vit pas ngjitjes së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, aktivistë dhe familjarë të afërt me komisionin vlerësues ishin punësuar në një konkurs të dyshimtë të KEK-ut.

Siç kishte raportuar Paparaci, pesë anëtarë të komisionit vlerësues, përfshirë këtu edhe zyrtarin kryesor të auditimit, kishin punësuar djemtë ose vëllezërit e tyre. Në këtë konkurs ishin punësuar edhe militantë të partisë dhe familjarë të anëtarëve të LVV-së.

Powered by WordPress