Analisti i pushtetit, Xhevdet Pozhari edhe kësaj radhe nuk ka mundur ta ndalë vetën duke e lavdëruar kryeministrin, Albin Kurti.
Ai ka reaguar pasi Kurti vizitoi pjesën e kanalit të Ibër-Lepencit, që u sulmua dje me eksploziv.
Pozhari në postimin e bërë në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ndihet i brengosur me propagandën, siç thotë ai, që është duke iu bërë Kurtit, dhe se sipas tij, qëllimi i vetëm i Serbisë është që ta eleminoj kryeministrin.
Tutje Pozhari nuk ka hezituar të ia jap një këshillë Kurtit.
“Një këshillë dashamirëse – mos bjerë nën ndikimet e atyre që thonë gjithçka për ty dhe si rezultat i kësaj të shfaqesh në krye të detyrës në veri. Një kujdes i shtuar është i domosdoshëm në këtë periudhë”, ka thënë ai.