Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dalipi sulmon mediat që raportuan për kompaninë e vëllaut të tij: Po u mungojnë kontratat njëburimore

Dalipi sulmon mediat që raportuan për kompaninë e vëllaut të tij: Po u mungojnë kontratat njëburimore

Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se kompania e vëllait të tij ka marrë licencë nga ZRRE për tregtim të energjisë elektrike.

Dalipi i ka quajtur raportimet ‘trillime dhe insinuata dashakeqe’, përderisa ka shtuar se ato janë rritur në kohën kur ‘korrupsioni ishte rregull, jo përjashtim’.

Sipas Dalipit, disa portaleve po u mungojnë kontratat/pagesat njëburimore që i kanë pasur dikur.

“Për të gjithë qytetarët e interesuar – dhe për ata disa përfaqësues mediash e politikanë që janë mësuar me “korrje” të buxhetit publik gjatë qeverive të mëparshme – po rikujtoj edhe një herë faktet bazike, të cilat disa po bëjnë sikur nuk i dinë:

1.⁠ ⁠Numri i licencave nuk është i kufizuar, e kjo nënkupton që secili që i plotëson kushtet licencohet. Andaj njoftësia është e panevojshme.

2.⁠ ⁠Blerja dhe shitja eventuale e energjisë bëhet kryekëput me sektorin privat, andaj nuk ka mundësi përfitimi nga lidhjet eventuale politike.

3.⁠ ⁠Sa më i madh numri i ofertuesve aq më e madhe është konkurrenca, e më i ulët çmimi i furnizimit. Andaj licencimi i më shumë ndërmarrjeve i ndihmon, e nuk e dëmton konkurrencën.

4.⁠ ⁠Asnjë biznes nuk obligohet të blejë energji nga një biznes i caktuar, por e zgjedh individualisht furnizuesin.”, ka shkruar ai.

Tutje, Dalipi ka shtuar se historia e tij është ndërtuar është ndërtuar mbi punë të ndershme dhe integritet.

“Kam shërbyer me dinjitet dhe përkushtim në këtë Qeveri tash e katër vjet, por jam po aq krenar edhe për angazhimin tim të mëparshëm në Departamentin Amerikan të Tregtisë dhe më pas në MDA – periudha thelbësore dhe formuese për zhvillimin tim profesional”, ka shkruar Dalipi.