Etimologu, Agron Dalipaj ka deklaruar se lidhja më e fortë e Kosovës me Pogradecin ka qenë ajo e vitit 1999, kur edhe ndodhi lufta në Kosovë.
Kështu deklaroi ai në emisionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin, derisa tha se pavarësisht që nuk ka qenë në Pogradec në atë periudhë kohore, ka ndëgjuar shumë kujtime të bukura nga miqtë dhe të afërmit e tij.
“Lidhja më e fortë e Kosovës me Pogradecin ka qenë në vitin 1999, kur shumë kosovarë të depërtuar nga gjenocidi serb përfunduan në Pogradec. Unë aso kohe nuk kamqenë aty, kam qenë në Pogradec por e di nga njerëzit e mi aty bile edhe nga miqtë nga Kosova që më kanë treguar që ne kemi ardhur në Pogradec derisa të mbarojë lufta dhe pastaj një pjesë u kthyen”, tha Dalipi./TV ARBËRIA./