Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Dalipaj: I gjithë leksiku i të gjitha gjuhëve indoevropiane referon tek tabela e embriomorfemave të shqipes

Dalipaj: I gjithë leksiku i të gjitha gjuhëve indoevropiane referon tek tabela e embriomorfemave të shqipes

Etimologu Agron Dalipaj, në emisionin Përtej Tregimit në TV Arbëria, ka thënë se i gjithë leksiku i të gjitha gjuhëve indoevropiane referon tek tabela e embriomorfemave të shqipes.

Ai ka shtuar se kjo e vendos gjuhën shqipe në qendër të gjuhëve indoevropiane.

“Ne mund t’i kthejmë të gjitha fjalët e tyre në origjinën e tyre, që nuk është gjë tjetër veçse tabela e embriomorfemave të gjuhës shqipe. Pra, i gjithë leksiku i të gjitha gjuhëve indoevropiane referon në një tabelë, tek tabela e embriomorfemave të shqipes. Kjo gjë e vendos shqipen absolutisht në qendër të të gjitha gjuhëve indoevropiane dhe e vërteton që kjo është origjina e gjuhëve. Kjo gjë përmbys të gjithë gjuhësinë e krahasuese botërore të deri sotme,” ka thënë ai.