Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dalin pamjet, kështu u mbush me etiketa fyese ambasada e Kosovës në Berlin

Dalin pamjet, kështu u mbush me etiketa fyese ambasada e Kosovës në Berlin

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pasi në ambientet e jashtme të Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin janë vendosur etiketa fyese me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe mbi pllakatin identifikues të objektit.

Sipas njoftimit, mbishkrimet përmbanin slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi” si dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës.

Menjëherë pas identifikimit të rastit, Ambasada ka njoftuar autoritetet kompetente në Gjermani. Policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, duke përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës.