Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dalin pamje të rënda nga rasti i gruas në Fushë Kosovë, goditet pamëshirshëm nga burri

Dalin pamje të rënda nga rasti i gruas në Fushë Kosovë, goditet pamëshirshëm nga burri

Një grua është plagosur sot në Bresje të Fushë Kosovës. Ajo është plagosur nga një burrë. Gazeta Insajderi ka siguruar pamje ekskluzive të rastit.

Pamjet janë tronditëse. Gruaja shihet e gjakosur ndërkohë që burri i saj e godet me armë.

Nuk ndalon, derisa ndërhyn një qytetar, i njëjti pastaj shihet se si e kap dorasin.

Përveç tij për rreth janë parë edhe qytetarë të tjerë, në mesin e tyre edhe një fëmijë.