Më 22 mars, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë për të luajtur një ndeshje miqësore ndaj Kilit.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, duke nisur nga ora 20:45.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë.
FSHF nënvizon se për këtë ndeshje do të jenë të disponueshme në të gjitha pikat e autorizuara nga Ticketone dhe në faqen e internetit: sport.ticketone.it
Më poshtë gjeni procedurat që duhet ndjekur për të siguruar biletën:
Nevojitet të regjistroheni në ticketone.it në mënyrë që të blini biletën
Të dhënat e detyrueshme që do ju kërkohen në momentin e blerjes së biletës suaj si: Emër/Mbiemër/Datëlindje/Vendlindje/Gjini duhet të jenë të sakta sipas kartës suaj të identitetit. Nëse të dhënat nuk janë të sakta nuk do ju lejohet hyrja në stadium.
Nëse dëshironi të ndryshoni të dhënat e biletës suaj, mjafton të logoheni në llogarine tuaj të Ticketone dhe të modifikoni biletën duke klikuar në sport.ticketone.it/post-order. KUJDES! Ndryshimi lejohet deri në tre ditë para ndeshjes, më vonë nuk lejoheni të bëni ndryshime në biletë.
Ju mund të procedoni me pagesën përmes disa metodave: Pagesë me kartat VISA, MASTERCARD, MAESTRO si edhe PAYPAL.
Bileta është elektronike, por ju keni të drejtën edhe ta printoni. Vini re, nëse bileta nuk vjen brenda 5 minutash në postën tuaj elektronike (e-mail) lutemi të kontrolloni kartelën SPAM
Fëmijët deri në moshën 12 vjec perfitojnë 50 % ulje në sektoret “Distinti”. KUJDES: Mosha e fëmijës duhet të jetë e saktë, pasi nëse nuk rezulton e njejtë në kontrollin e ID përpara se të hyni në stadium, nuk do ju lejohet hyrja.
/TV Arbëria