Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dalin në shitje biletat për finalen Ferizaj – Dukagjini në Kupën e Kosovës

Dalin në shitje biletat për finalen Ferizaj – Dukagjini në Kupën e Kosovës

Biletat për finalen e Kupës së Kosovës ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit kanë dalë në shitje.

Finalja do të zhvillohet më 21 maj 2026, me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se tifozët mund t’i sigurojnë biletat online përmes platformës eBileta.

“Çmimet e biletave janë ndarë sipas tribunave: Veri dhe Jug – 3 euro, Lindje – 5 euro, Perëndim – 10 euro dhe VIP – 30 euro”, është theksuar në njoftimin e FFK-së.

Po ashtu, është bërë e ditur edhe ndarja e tifozëve në stadium.

“Sjellësit e Ferizajt do të jenë të vendosur në tribunën Veri (V1, V2 dhe V3), ndërsa tifozët e Dukagjinit në tribunën Jug (J1, J2 dhe J3)”.