Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Ndonëse artistja po shijon ditët e fundit të shtatzënisë dhe ka ndërprerë përkohësisht koncertet, ajo nuk po ndahet dot nga studioja muzikore.
Pas suksesit të padiskutueshëm të “Energy”, Dafina tani po sjell projektin “Inshallah”.
Në ballinën e këngës, dafina shfaqet me një kostum me simbolin “S” të “SuperMan-it”, dhe pelerinën e bardhë.
Vetën në këtë postim, Dafina e përshkroi si “Super mama”.
Presim me padurim këngën e re që, si çdo perlë e Dafinës, pritet të jetë sukses i padiskutueshëm.
View this post on Instagram