Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Rajoni > Daçiq: S’mund të negociohen propozime të reja deri në formimin e Asociacionit

Daçiq: S’mund të negociohen propozime të reja deri në formimin e Asociacionit

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova është çështja më e rëndësishme politike dhe e sigurisë për Serbinë dhe se sipas tij nuk është e mundur të negociohet për propozime të reja deri në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Falë një politike të mençur, ne kemi formuar një pozicion të qartë dhe të vendosur negociues. , sipas të cilit nuk mund të ketë negociata për asnjë propozim të ri derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe. Ju e keni të qartë se raundi i ardhshëm i bisedimeve në Bruksel ka një peshë të veçantë, sepse ne duam të mbetemi këmbëngulës në mbrojtjen e interesat tona kombëtare, në radhë të parë për të mbrojtur popullin tonë dhe identitetin kulturor e fetar”, deklaroi ai, raporton Kosovo Online.

Ai theksoi se Serbia ende beson se anëtarësimi i plotë në BE është i arritshëm.

Këto deklarata, ministri i Jashtëm i Serbisë i bëri pak ditë para takimit në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 27 shkurt në kryeqendrën evropiane në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi ku pritet të flasin për planin evropian. /TV Arbëria

Themes by WordPress