Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Rajoni > Daçiq: Serbia dhe Kroacia ‘të garojnë në ndërtimin e paqes’

Daçiq: Serbia dhe Kroacia ‘të garojnë në ndërtimin e paqes’

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq tha, më 6 janar në Zagreb, se Serbia dhe Kroacia, në vend të urrejtjes, duhet të bëjnë garë në ndërtimin e paqes dhe marrëdhënieve të mira, si dhe të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut, raporton agjencia Beta.Arsyeja e vizitës së Daçiqit në Zagreb është pritja e Krishtlindjeve e Këshillit Kombëtar Serb (SNV) në Kroaci, ku marrin pjesë edhe anëtarë të Qeverisë së Kroacisë.

Shefi i diplomacisë serbe tha se “marrëdhëniet më të mira” ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë janë para së gjithash në interes të popullit serb dhe kroat, por edhe të gjithë rajonit.“Ardhja ime këtu përqon një mesazh të fortë për nevojën për bisedime dhe ripërcaktimin e marrëdhënieve aktuale ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit. Ne nuk mendojmë njësoj për shumë çështje, por duhet të flasim dhe të merremi vesh. Prandaj edhe jemi sot këtu”, tha Daçiq.

Ai theksoi se ringjallja e dialogut konstruktiv midis Beogradit dhe Zagrebit, në baza të barabarta, është “e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura që vazhdojnë të rëndojnë” marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.“Serbët dhe kroatët kanë shumë interesa të përbashkëta. Pavarësisht se çfarë ndodhi 10 apo 30 vjet më parë, ne duhet të shikojmë çështjet që lidhen me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ne duhet të përpiqemi të gjejmë një interes të përbashkët edhe kur nuk mendojmë njësoj”, tha Daçiq.

Bashkë me Daçiqin, në pritjen e Krishtlindjeve në Këshillit Kombëtar Serb, të pranishëm janë edhe anëtarët e Qeverisë së Serbisë, ministrja për Integrim Evropian e Serbisë, Tanja Mishçeviq, ministri i të Drejtave të Njeriut dhe i Pakicave i Qeverisë së Serbisë dhe kryetari i Bashkimit Demokratik të Kroatëve në Vojvodinë, Tomislav Zhigmanov, si dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.Të pranishëm janë edhe anëtarë të Qeverisë së Kroacisë, përfshirë kryeministrin Andrej Plenkoviq.

Nikoqiri, kryetari i Partisë së Pavarur Demokratike Serbe në Kroaci, Milorad Pupovac, tha se detyra kryesore e politikanëve serbë dhe kroatë është të heshtin gjuhën e urrejtjes.“Në kontekstin aktual, veçanërisht është e rëndësishme të heshtet gjuhën e urrejtjes dhe çdo glorifikim i kriminelëve si heronj kombëtarë. Heshtja e zërave të urrejtjes është detyrë parësore për ne që flasim nga foltoret politike dhe kishtare”, tha Pupovac duke hapur tubimin.

Gjatë vitit të kaluar, zyrtarët e Serbisë dhe Kroacisë shkëmbyen retorikë të ashpër.Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve fqinje u tronditën më tej nga rasti që Serbia nisi, në qershor të vitit 2022, kundër pilotëve kroatë, duke i akuzuar ata për krime lufte.

Prokuroria në Serbi i akuzoi pilotët se “hodhën raketa mbi një kolonë refugjatësh serbë”, të cilët po iknin para operacionit të ushtrisë kroate “Stuhia”, në gusht të vitit 1995.Në gusht të vitit 2022, Gjykata e Apelit në Beograd konfirmoi vendimin gjyqësor, me të cilin u konfirmua aktakuza.

Ministri kroat i Drejtësisë, Ivan Malenica deklaroi, në gusht të vitit 2022, se aktakuza kundër pilotëve kroatë mund të bllokojë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.Një nga problemet më të mëdha në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve është çështja e të pagjeturve, të zhdukur gjatë luftës. (Rel)/TV Arbëria

Themes by WordPress