Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vajza e Jakup Krasniqit: Po presim drejtësi nga një vend që nuk sjell drejtësi, të paktën jo deri tani

Vajza e Jakup Krasniqit: Po presim drejtësi nga një vend që nuk sjell drejtësi, të paktën jo deri tani

Vajza e  Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, në profilin e saj personal në ”Facebook”, ka bërë një postim prekës për babain e saj, që është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë, që katër vjet.

Krasniqi theksoi se koha po ecën dhe se jeta po vazhdon duke bërë jetë të dyfishtë, njëkohësishtë duke u shtir sikur gjithçka është bukur dhe të lumtur, por në tjetrën  anë me pafuqi e ndëgjojnë zemrën tek ulërin në heshtje, nga dhimbja që nuk pushon.

”Na the të vazhdojmë jetën, po çfarë jete është kjo. Kur gjysma e zemres gjendet mes tullave e hekurave të zi e gjysma tjeter kerkon të ndaloj se rrahuri. E ndërsa ne presim, koha s’na pret dhe çdo ditë qe kalon vret copza të shpirtit e të zemrës”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se ish Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Postimi i Plotë i Gresë Krasniqi