Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Currit” Gjykata ia cakton 1 muaj arrest shtëpiak

“Currit” Gjykata ia cakton 1 muaj arrest shtëpiak

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak Ismet Osmanit, i njohur si Curri.

Curri dyshohet se është i përfshirë në një tentim-vrasje të ndodhur në prill të këtij viti dhe për armëmbajtje pa leje.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë andaj të pandehurit I.O i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas vendimit, detyrohet Stacioni Policor në Graçanicë, në çdo kohë të verifikojë zbatimin e kësaj mase dhe në rast të mosrespektimit të masës nga ana e të pandehurit, ta njoftojë gjyqtarin e procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda.

“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale Vrasja e rëndë në tentativë dhe Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve, po ashtu ka rrezik të ikjes, i njëjti mund të arratiset duke marrë parasysh faktin se ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe i është shmangur urdhëresave të lëshuara dhe në këtë mënyrë i pandehuri I.O mund të jetë i paarritshëm për gjykatën dhe do të vështirësonte përfundimin me sukses të kësaj procedure penale. Gjykata po ashtu vlerësoj se i pandehuri I.O mund të asgjësojë, fsheh, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprave penale, duke ndikuar tek të pandehurit tjerë si dhe i njëjti mund të përsëris veprat penale te njëjta apo të kryejë vepra tjera penale”, thuhet në një njoftim.

Powered by WordPress