Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > CrowdStrike paditet nga aksionaret e saj, pas ndërprerjeve të rrjetit në mbarë globin

CrowdStrike paditet nga aksionaret e saj, pas ndërprerjeve të rrjetit në mbarë globin

Një ndërprerje globale  e Teknologjisë, javën e kaluar krijoi kaos të madh në botë, duke shkaktuar shkatërrime në sistemet e pagesave, ndërprerjen e fluturimet, shërbimeve shëndetësore dhe bllokim në çasjen e shërbimeve të Mircrosoft.

Kompania në qendër të ndërprerjes globale të IT, muajin e kaluar është paditur nga disa prej aksionareve të saj. Sipas pretendimit të avokatëve, kompania e lartë cekur, ka mashtruar investitorët duke fshehur të metat me testimin e softuerit të saj.

Bëhet e ditur se padia vjen pas një përditësim i softuerit nga kompania, ku më 19 korrik shkaktoi ndërprerjen e më shumë se 8 milionë kompjuterëve.

Siç raportohet, padia e cila është ngritur në Austin,Teksas, ku vë në pah se çmimi i aksioneve të CrowdStrike ra për 32% rreth 12 ditë pas ndërprerjes globale, duke larguar 25 miliardë dollarë të vlerës së saj të tregut.

Powered by WordPress