Sidomos, kur fjala është për kampionate europiane, pasi aty Ronaldo është kryefjala, duke pasur më së shumti gola dhe asiste në gjithë historinë e “EURO-s”.
Mirëpo, kësaj here Cristiano Ronaldo ka ‘thyer’ një rekord negativ.
Për herë të parë në karrierën e tij, Ronaldo ka dështuar të shënojë në fazë të grupeve të një turneu madhor.
Ronaldo nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës në tri ndeshjet e “EURO 2024”, në ndeshjet ndaj Çekisë, Turqisë e Gjeorgjisë.
Që nga debutimi i tij në “EURO 2024”, Ronaldo ka shënuar gol në fazën e grupeve të çdo turneu madhor tjetër, duke përfshirë këtu edhe Kupën e Botës.
Në 1/8 e finales, Portugalia do të luajë ndaj Sllovenisë.