Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Çprangosja e PDK-së nga fryma parapolitike e Klanit Bon Vivant si mundesi per rithemelim politik

Çprangosja e PDK-së nga fryma parapolitike e Klanit Bon Vivant si mundesi per rithemelim politik

Perfundimi i zgjedhjeve lokale e deshmoi edhe njëhere katërçipërisht ate qe e kam paralajmëruar kohe te gjate, se sjelljet politike te klanit Bon Vivant jane te paracaktuara per deshtim politik. (Kuptohet kjo nuk do te thote edhe financiar).

Shndërrimi ne paterice elektorale i deges se PDK- se ne Prishtinë te drejtuar nga Uran Ismali per Lidhjen Demokratike të Kosovës, por pse jo edhe per Lëvizjen Vetëvendosje e pasqyron kete tendence.

Prandaj, zgjedhjet qe sapo perfundaun, nese per asgje tjeter, i treguan Uran Ismalit me kompani “se ajo qe nuk mund te blihet me pare, nuk mund te blihet edhe me ma shumë pare”. Se keto te fundit mund te fitohen ne boten e kafiterive, por ato ne fund nuk mund ta kompensojne gjumin e ariut polar politik kater vjeçar, etj.

Ky deshtim nuk ka dyshim se shenon fillimin e fundit te ketij klani parapolitik. (Kete nocion e kam perdorur ne sensin teorik te Hannah Arendt). Dhe se PDK nuk ka shans tjeter per rithemelim politik pos ta çprangos veten nga kjo fryme. Dorëheqja e Memli Krasniqit eshte nje shans, por jo e mjaftuesheme.