Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Çokollata organike mund të jetë e kontaminuar me metale toksike

Çokollata organike mund të jetë e kontaminuar me metale toksike

Hulumtimet janë në vazhdim për përbërësit në produktet ushqimore që mund të jenë të dëmshëm nëse konsumohen në sasi të mëdha.

Të dhënat nga një studim i fundit tregojnë se shumë produkte që përmbajnë kakao tejkalojnë nivelet maksimale të dozës së lejuar për plumbin dhe kadmiumin dhe se produktet organike kanë më shumë gjasa të kenë nivele më të larta se produktet joorganike, shkruan burimi Medical News Today.

Ndërsa këto gjetje nuk tregojnë domosdoshmërisht për dëme serioze nga produktet e kakaos, ato theksojnë nevojën për më shumë kërkime dhe transparencë në proceset e prodhimit të ushqimit.

Çokollata është një përbërës i famshëm i ëmbëlsirave si dhe çokollata e zezë dhe produktet e kakaos janë mjaft të njohura si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në mbarë botën.

Hulumtimet janë duke vazhduar në lidhje me përfitimet e mundshme shëndetësore të këtyre produkteve dhe dëmin e mundshëm.

Një studim i sapobotuar në “Frontiers in Nutrition”, ekzaminoi nivelet e plumbit, kadmiumit dhe arsenikut në 72 produkte që përmbajnë kakao gjatë 8 viteve.

Studiuesit zbuluan se asnjë nga produktet nuk përmbante më shumë se nivelet maksimale të lejuara të arsenikut.

Megjithatë, 43% e produkteve tejkaluan nivelet maksimale të lejuara të dozës për plumbin dhe 35% tejkaluan nivelet maksimale të lejuara të dozës për kadmium.

Ndërsa hulumtimi duhet të interpretohet me kujdes, rezultatet tregojnë nevojën për më shumë rregullim të këtyre produkteve për të adresuar rreziqet e mundshme.

Themes by WordPress