Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA ka dënuar me minus gjashtë pikë Kanadanë në Lojërat Olimpike, sepse trajnerja e saj me stafin çoi një dron në stërvitjen e kundërshtarëve nga Zelanda e Re.
Përveç dënimit me pikë, FIFA ka shqiptuar edhe një gjobë prej 200 mijë frangave zvicrane.
Poashtu, trajnerja dhe stafi i saj janë dënuar me një vjet mos-aktivitet të punës së tyre.
Para dy dite, Kanada arriti fitore 2:1 ndaj Zelandës së Re në ndeshjen e parë të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.