Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, vetëm dy muajsh, ka qenë i lëkundur prej disa kohësh. Por kjo u shkatërrua tërësisht nga bombardimi i Gazës nga Izraeli brenda natës.
Qeveria izraelite ka dhënë arsye të ndryshme për rifillimin e luftimeve, shkruan CNN.
Gjatë natës, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se sulmet ishin “për shkak të refuzimit të Hamasit për t’i liruar pengjet dhe kërcënimevet për t’i dëmtuar ushtarët e IDF dhe komunitetet izraelite”. Nëse kjo tingëllon si e njëjta arsye që Izraeli ka dhënë për sulmin e Gazës që nga 7 tetori 2023. Synimet e luftës së Izraelit në Gaza janë kthimi i 251 pengjeve të marra nga Hamasi dhe shkatërrimi i aftësive qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit.
Një zyrtar tjetër izraelit tha se sulmet ajrore të Izraelit në Gaza janë faza e parë në një seri veprimesh ushtarake përshkallëzuese që synojnë të ushtrojnë presion ndaj Hamasit për të liruar më shumë pengje, duke shënuar një kthim në pikëpamjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se presioni ushtarak është mënyra më efektive për të siguruar lirimin e pengjeve.