Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Çmimi i rrymës u dyfishua në berzat ndërkombëtare, sipas KEDS

Çmimi i rrymës u dyfishua në berzat ndërkombëtare, sipas KEDS

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se çmimet e rrymës në berzat ndërkombëtare, kanë mbrrirë në gati 500 euro për megavat.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se të njëjtën kohë, tashmë ka devijim nga plani i prodhimit vendor, pra janë rreth 160 megavat në orë minus.

Ai tutje ka thënë se vetëm energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milionë euro në ditë në tregjet ndërkombëtare.

“Borë mundet me ra, ama ditë bash të bardha nuk po na presin”, ka shkruar Buzhala.  /TV Arbëria 

Statusi i plotë:

Powered by WordPress