Inflacioni gjatë vitit 2023 ka shënuar rënie, mirëpo çmimet nuk janë kthyer siç kanë qenë para kohës së pandemisë. Me një pagë minimale qytetari nuk mund ta mbush shportën e konsumit as për një gjysmë muaji.
Kështu vlerësojnë njohës te ekonomisë, të cilët kërkojnë nga qeveria që gjatë këtij viti të krijojë politika më favorizuese për bizneset të cilat ndikojnë tek rritja apo ulja e çmimeve. çmimet e konsumit shkuan në 2.9 për qind vjetore dhe -0.1 për qind mujore.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) çmimet janë rritur dhe është ‘rënduar’ për 2.9 për qind më shumë shporta e qytetarit gjatë muajit nëntor 2023, krahasuar me muajin nëntor 2022.
Ndërsa, njohësi i ekonomisë, Besnik Avdija se pavarësisht se vitin që lamë pas kishte rënie të inflacionit, çmimet nuk janë kthyer në nivelet e para të pandemisë dhe krizës së luftës në Ukrainë.
pritur nga viti 2022, kemi parë një lehtësim deri diku të çmimeve dhe inflacionit, pavarësisht se kanë arritur në shifra rekorde, në vitin 2023 kanë parë një lloj stabilizimi, kjo gjë ka sjellë deri tek krijimi i një lloj qëndrueshmërie dhe financiare në vendin tonë. Megjithatë çmimet nuk janë ulur dhe nuk janë kthyer në nivelet e para pandemisë dhe para krizës së luftës në Ukrainë…”, thekson ai.
Se inflacioni ka shënuar rënie e thotë edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, teksa shton se me një pagë minimale qytetari nuk mund ta mbush shportën e konsumit as për një gjysmë muaji.
Edhe njohësi për çështje të ekonomisë, Nagip Skenderi thotë se qeveria duhet të krijojë politika fiskale duke ua hequr barrën doganore bizneseve.
Kujtojmë se, sipas raportit të fundit të ASK-së rritja kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemët 19,4%, perimet 16,1%, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 10,8 %, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat 7,7%, prodhimet ushqimore 7,0%, veshjet dhe këpucë 6,0%, pijet alkoolike, duhani 5,9%, rekreacionet dhe kultura 5,3%.
Diskriminimi i Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë ka prekur kufijtë e racizmitPo ashtu energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse të tjera u rriten 4,8%, buka dhe drithërat 3,5%, mallrat dhe shërbimet e ndryshme 2,7% dhe mishi (1,2%), dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,1 për qind në IHÇK-it.
/TV Arbëria