Çmimet e hidrokarbureve janë rritur me disa lekë në Shqipëri, sipas vendimit që Bordi i Transparencës ka marrë këtë të mërkurë.
Nafta ka pësuar një rritje prej gjashtë lekësh. Nga pasditja e sotme, do të shitet në pikat e karburantit për 202 lekë/litër.
Me tre lekë më shtrenjtë do të shitet dhe benzina. Nga 175 lekë, një litër benzinë tashmë do të shitet për 178 lekë.
Po ashtu, edhe çmimi i gazit është shtrenjtuar dhe do të shitet në pikat e karburantit për 71lekë për litër, shkruan Topchanel
Çmimi i gazoilit për peshkim ështBordi ë vendosur 102 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sonte në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit. /TV Arbëria